“Vezën e Skënderbeut nuk e bën asnjë, Tirana zhvillon lojën më të bukur”

schedule23:56 - 25 Qershor, 2020

schedule 23:56 - 25 Qershor, 2020

Samuel Nikaj, trajner shkodran që ka spikatur duke ngjitur skuadra si Kastrioti, Vushtria e Flamurtari i Prishtinës në elitën e futbollit në Shqipëri e Kosovë, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC Neës. Veccse për Vllazninë, ai foli edhe për Tiranën e Skënderbeun.

“E kam thënë që Tirana është për titull që kur ishte vend të pestë me trajnerin Mema. Janë ekipi më i mirë. Luajnë futbollin më të bukur. Dalin mirë në sulm, shfrytëzojnë tranzicionin pozitiv. Ndoshta duhet të përmirësojnë goditjet standarde, pasi nuk kanë shënuar shumë”, tha Nikaj.

A e bën dot Tirana vezën e Skënderbeut? “Atë që ka bërë Skënderbeu është e vështirë ta bëjë ndonjë ekip tjetër, jam skeptik për këtë. Ka qenë ekipi më i mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Eliminoi Dinamon e Zagrebit dhe kjo është e mrekullueshme”.

“Teuta ndoqi strategjinë e duhur me Tiranën. Bënë presing ultraofensiv, jo si Vllaznia që e priste në gjysmëfushë. Po i le të luajnë, është e vështirë me ta”, tha në vazhdim shkodrani, i cili momentalisht nuk është në drejtim të ndonjë skuadre. /abcnews.al