Vettingu, prokurori Adnan Kosova në seancë dëgjimore

schedule20:11 - 19 December, 2018

schedule20:11 - 19 December, 2018

Prokurori Adnan Kosova në seancën dëgjimore rezultoi i saktë për deklarimin e pasurisë nga ILDKPKI dhe në përputhje me ligjin.

Kosova ka në pronësi një apartament 93 metra katror i blerë për 19.600 dollarë në vitin 1998, teksa disponon edhe një automjet me vlerë 11 mijë euro. Burimi për apartamentin, të ardhurat nga paga, nga puna si pedagog dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë.

Ndërkohë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar  ka dorëzuar një raport me konstatimin se: prokurori Adnan Kosova ka plotësuar saktë formularin dhe nuk ka informacione se ka lidhje me persona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë. Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij. Adnan Kosova u paraqitur pa avokat, ndërsa vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jepet të enjten paradite. /abcnews.al