Vettingu në polici përfundon në Qershor 2020

schedule15:40 - 10 Korrik, 2019

schedule 15:40 - 10 Korrik, 2019

Vettingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar prej pak ditësh me 45 dosjet e para të drejtuesve më të lartë. Zv. Ministri i brendshëm, Julian Hodaj, tha se janë 245 dosje në total te drejtuesve të lartë që do të shqyrtohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe afati përmbyllës është caktuar Qershori i 2020.

Qershori i vitit  2020 është përcaktuar si afati përmbyllës i Vetting-ut në radhët e Policisë.

Kështu u shpreh zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shtoi se një vit kalendarik është i mjaftueshëm për të shqyrtuar dosjet e 245 drejtuesve të policisë me gradën më të lartë.

Sipas Hodajt, efektivët që do të largohen nga Vetting-u në polici, përjashtohen përgjithmonë nga radhët e uniformave blu.

Një punonjës policie do të pranohet të jetë pjesë e sistemit edhe nëse përmbush dy nga tre kriteret e përcaktuara në Vetting, siç janë, Integriteti dhe pasuri. Për profesionalizmi e efektivëve blu, Hodaj tha që do ti jepet një mundësi e dytë.

Për të plotësuar vendet vakante, zv. ministri i Brendshëm theksoi se, trupa policore do të zëvendësohet nga studentët e “Akademisë së Sigurisë”./ABC News Albania 24/7