Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë, Lutfi Minxhozin, Drejtor i Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Arben Cakën, Drejtori i SHÇBA-së në Tiranë.
Mësohet se ata kanë kaluar me sukses të tria shtyllat e vlerësimit: kontrollin e figurës; dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Më 26 maj u konfirmua në detyrë, komandanti i Gardës, Gramoz Sako.
Më herët është konfirmuar në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago.
Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./abcnews.al