Vettingu i politikanëve, Rama: Nëse ka argument bindës, do të bëjmë më të mirën

schedule19:55 - 27 Tetor, 2021

schedule 19:55 - 27 Tetor, 2021

“Çështje organizative, çështje të analizave në qarqe” kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit e 12 qarqeve të vendit.

Më tej Rama u pyet nga gazetarët lidhur me miratimin e komisionit hetimor për mbetjet duke u shprehur se nesër do të votojë. Sipas Ramës lidhur me këtë ende nuk ka dëgjuar që të ketë ndonjë votë kundër.

Do e miratoni nesër komisionin hetimor për mbetjet?

“Nuk e di. Nesër unë do të votoj, siç është marrë vendimi. Nuk kam dëgjuar që ka ndonjë votë kundër, kështu që besoj se do të votohet. Mosdakordësitë mes palëve janë normale, diskutohen, çfarë mund të realizohet, realizohet.” tha kryeministri. 

Ndërkohë i pyetur për vettingun në politikë që ka ardhur si një amendament nga Partia Demokratike, Rama është përgjigjur se PS ka vullnetin që të ulet dhe të diskutojë. Më tej kryeministri Rama është shprehur se nëse do ketë argumente bindëse, PS është e gatshme që të bashkëpunoje.

Më 2018 rrëzuat vettingun politik, çfarë ka ndryshuar që keni ndërruar mendje?

“Nuk ma keni lexuar mendjen. Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë, për të respektuar një parim, që e kemi vendosur vetë që në fillim, që ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë. Më 2018 ka pasur një propozim, që është konsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë tre vite, në tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Nëse ka argumente bindës, ne do bëjmë më të mirën.” tha Rama. 

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!