Asnjë zyrtar i lartë pas hekurave për korrupsion, është rezultati zhgënjyes pas një viti pune të SPAK.
Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në nivelet e larta na tregon disa shifra çështjesh të hapura e shumë persona nën hetim por ende nuk ka mbërritur në zyrat e niveleve të larta ku janë gjurmët e korrupsionit.
Pse e refuzoi SPAK hetimin për dosjen “184”, atje ku kupola e shtetit dëgjohet në audio-përgjime duke bërë presion e pazare me votën. Ministra e deputetë, drejtorë policie, drejtorë arsimi e shumë zyrtarë të tjerë i shpëtuan hetimit dhe dosja përfundoi me vetëm katër zyrtarë lokal të akuzuar.
“184”, si prova e seriozitetit të sistemit të ri të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta.
Ndiqni emisionin VETTING nga gazetarët Luli Progni dhe Xhevahir Zhabina