VETTING/ Një shekull për drejtësi

schedule21:11 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:11 - 17 Nëntor, 2020

Kastriot Hajdini ka 14 vite që endet dyerve të gjykatave në përpjekje për të marrë pronat e tij. Është një ndër çështjet që përfshihet në 36 mijë dosjet e mbetura stok në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë është sot jashtë funksionit për shkak se ka vetëm 3 anëtarë nga 19 që duhet të kishte.

Ky bllokim vjen për shkak të proceseve të reformës në drejtësi. Me ritmet e shqyrtimit të dosjeve në këtë gjykatë, Kastriot Hajdinit i duhet të presë mbi 100 vjet për të marrë drejtësi. / Abcnews.al