VETTING- Gjyq gjerman për krimet e komunizmit në burgun e Qafë Barit

schedule16:47 - 25 Korrik, 2020

schedule 16:47 - 25 Korrik, 2020

Një letërporosi që vjen nga drejtësia gjermane, ka vënë në lëvizje strukturat e drejtësisë në Shqipëri, për ngjarje të ndodhura rreth 35 vjet më parë. Bëhet fjalë për një çështje drejtësie ndërmjet dy shqiptarëve me shtetësi gjermane.

Edmond Caja, ish-drejtues i burgut famëkeq të Qafë Barit është përballë Ermira Dines nga familje e përndjekur në komunizëm, e cila e akuzon Edmond Cajën për torturë ndaj familjarit të saj.

Në Gjermani po mblidhen materiale për të përgatitur akuzën për ish-drejtuesin e burgut Qafë Barit, mbështetur në rrëfimet e ish-të burgosurve politik të Qafë Barit. Më poshtë ju sjellim detajet mjaft interesante të një procesi të pazakontë, gjyqi që s’u bë kurrë në Shqipëri, për krimet e komunizmit.

Për më tepër ndiqni të plotë emisionin VETTING në ABC News nga gazetarja Luljeta Progni: