Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VETTING/ Laku i varfërisë, të dhënat e fundit në 2012, eksperti: Gjendja është ndryshe

schedule20:31 - 23 Mars, 2021

schedule 20:31 - 23 Mars, 2021

Emisioni VETTING/ Nga Anila Dedaj

Nga fshati Irmath i Gramshit, në zonat qendrore të kryeqytetit, “Vetting” sjell panoramën e zymtë të varfërisë që ka mbështjellë familjet shqiptare. Historia e Edmondës, 15-vjeçares që në 8 shkurt solli fëmijën e saj në jetë në gjendje kome, tregon vështirësitë për të mbijetuar në vendet e braktisura periferike; pa rrugë, punë, dije e  shërbim ambulator.

Vetmia e sëmundjet ua vështirësojnë jetën edhe banorëve të shoqatës humanitare “Strehë dhe shpresë”, ku u nda nga jeta dhe mjeku Agron Belishova. Drejtuesi Hysni Kuka teksa tregon ngjarjen, thotë se ende pret përgjigje nga drejtësia për gjobën prej 10 milionë lekë të vjetra, vënë nga Policia e Shtetit sepse ushqente nevojtarët në pandemi.

Shkalla e varfërisë, nuk publikohet nga shteti prej 2012-ës, por as nuk mund të fshihet më, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa dhe avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

SHKALLA E VARFËRISË NË SHQIPËRI

Për varfërinë e shqiptarëve shteti hesht prej 9 vitesh, duke rënë ndesh me ligjin 17/2018, që kërkon ndër të tjera përpunimin e shpërndarjen e statistikave zyrtare. INSTAT kërkesës së “Vetting” për të dhënat e varfërisë në 3 mujorin e dytë 2013 dhe 3 mujorin e tretë 2019, kur vendi ende s’kishte pësuar tronditjen e tërmetit e as të pandemisë, i përgjigjet si më poshtë:

“Të dhënat e varfërisë janë vjetore, por për vitin 2013 INSTAT nuk disponon të dhëna dhe gjithashtu për vitin 2019,  të dhënat ende nuk janë publikuar”. Rezervimin e informacionit, që do të pasqyronte gjendjen e varfërisë në vend, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, e lidh me situatën ekonomike shqetësuese të vendit.

“Matja e fundit  është bërë në vitin 2012 dhe bazohet në një metodologji të njohur dhe të hartuar ndërkombëtarisht, që është LSMS. Kjo është e fundit database e disponueshme, e cila fatkeqësisht nuk është plotësisht e aksesueshme nga Instituti i Statistikave. Duke filluar që nga kjo periudhë metodologjia ka ndryshuar dhe në vend të kësaj metodologjie përdoret Anketa e Nivelit të Jetesës së Popullsisë, por sidoqoftë përsëri të dhënat janë të dobëta.

Po ashtu, ato vazhdojnë të mos jenë të aksesueshme, jo vetëm për publikun, por edhe për studiuesit. Frekuenca e saj, lë për të dëshiruar. Nga kjo pikëpamje, unë mendoj se arsyeja kryesore lidhet me faktin se gjendja e varfërisë është me të vërtetë, shumë ndryshe nga sa është publikuar deri më tani” tha ai.

Nga 2012-ta kur shkalla e varfërisë shënonte zyrtarisht 14,3 për qind e deri më sot, ajo ç’ka nuk mund të mohohet as në statistika është risku i lartë për të qenë i varfër.  Në vitin 2018 ky tregues sipas INSTAT ka qenë 23,4 %./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!