“Vetoja greke sërish po pengon integrimin”, Delia: Procesi i negociatave do të kërkojë më shumë burime financiare

schedule13:46 - 17 Maj, 2024

schedule 13:46 - 17 Maj, 2024

Ekspertja e Integrimit Nirvana Deliu në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për rrugën drejt integrimit europian të vendit.

Gjatë kësaj interviste ajo nënvizoi se procesi i integrimit drejt BE kërkon kohë dhe punë, por e vlerësoi se rezultat pozitiv faktin se viti 2027 shihet

Eksperte e Integrimit, Nirvana Deliu: Viti 2027 ishte surprizë, sepse deri tani kishim dëgjuar vitin 2030. Procesi e dimë që nuk është i thjeshtë dhe se kërkon kohë, këtë e kemi thënë. Pasi edhe nga BE kërkohen rezultate konkrete të reformave. Pra ende nuk janë hapur negociatat për grupimin e parë themelor për shkak të vetos greke, duke menduar edhe situatën në BE, do të duhet të shikojmë edhe se si do të jenë prioritetet. Por të mos harrojmë që edhe Shqipëria do të ketë zgjedhje,. Por duhet të dimë që procesi i integrimit do të kërkojë më shumë punë.

Ndërsa foli për situatën në Ballkanin Perëndimor, Delia u shpreh: “Me Samitin në Kotorr kuptuam se çfarë do të thotë plani i ri i rritje sidomos në aspektin ekonomik. U pa që kryefjala ishte tek ekonomia. Por Varhelyi u shpreh se “ashtu siç po punoni për integrimin drejt BE, ashtu duhet të punoni edhe për integrimin brenda jush”. Pra duhet të ketë bashkëpunim i mirë një fqinjësi e mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe po ashtu edhe Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në dialogun mes tyre. Pra rajoni i Ballkani është tërheqës nëse bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe në këtë mënyrë do të jenë tërheqës edhe për BE”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!