“Vetingu në polici vazhdon”/ Hodaj: Filtri ka kaluar te zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve

schedule21:49 - 25 Nëntor, 2024

schedule 21:49 - 25 Nëntor, 2024

Drejtori per hetimin e krimeve të rënda, Ervin Hodaj thotë se vetingu në polici është duke vijuar.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Hodaj u shpreh se filtri ka kaluar te zëvendësdrejtorët dhe shefat e komisariateve.

“Në fakt ka disa mekanizma, që kontrollojnë policinë dhe jo vetëm policinë, por edhe disa institucione të tjera ligjzbatuese. E para është një organ i posaçëm që është AMP, Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Që nga sinkronimi i saj, është që merret vetëm me punën, nëse e bën mirë Policia e Shtetit apo jo, një agjenci më vete,Ata nuk janë policë, janë punonjës civilë. Kalojnë filtrat e tyre. Mekanizmi i dytë brenda që është po brenda këtij isntitucioni, që është në avancë të kësaj, është vetingu. në polici. Është duke vazhdfuar. Drejtoriq endror dhe vendor, janë të gjithë të vetuar dhe po kalon filtri më poshtë, te zëvendësdrejtorat dhe shefat e komisariateve. Ka qenë një agjenci jashtë Ministrisë së Brendshme, tani është e shkrirë, e cila ka kaluar në veting të gjithë punonjësit e AMP. Nuk janë emërtesa politike”, theksoi ai./abcnews.al