“Vetingu i politikanëve, shumë i domosdoshëm”, Gjikondi: Kjo klasë politike ka shantazhuar drejtësinë shqiptare

schedule13:45 - 12 Gusht, 2024

schedule 13:45 - 12 Gusht, 2024

Analistja Brizida Gjikondi ka deklaruar në “Tirana Live”, vetingu i politikanëve shqiptarë është shumë i domosdoshëm, madje më shumë se ai gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ajo ka theksuar se kjo klasë politike ka kapur dhe shantazhuar drejtësinë shqiptare dhe e ka çuar në vegël të saj.

Sipas Gjikondit, mazhoranca nuk duhet t’i bierë më gjoksit me grusht, që bëri vetingun e klasës së drejtësisë shqiptare, por të fillojë vetingun nga vetja.

 “Krahu i Alibeaj ka pasur një iniciativë që unë e kam mbështetur, sepse nuk ka të bëjë se kush e ofron një iniciativë, por ka të bëjë thelbi dhe morali i asaj iniciative, siç ka qene vetingu i politikanëve shqiptarë. Për mendimin tim është shumë i domosdoshëm. Madje më i domosdoshëm se i gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse ka qene kjo klasë politike që ka kapur dhe shantazhuar drejtësinë shqiptare dhe e ka çuar në vegël të saj.

Mendoj që këtë inciativë mund të marrë vetëm mazhoranca, e cila në rast se do e bën, në rast se do e bllokon. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet vërtetë që të kemi prova, që mazhoranca mos t’i bierë më gjoksit me grusht, që bëri vetingun e klasës së drejtësisë shqiptare, gjyqtarët dhe prokurorët, por të fillojë vetingun nga vetja dhe më pas ta kërkojë te të tjerët. Unë mendoj që kjo është imediate, sidomos me këtë sagë të madhe korrupsioni që kjo klasë politike po përballet përpara SPAK-ut”, tha analistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!