Vetëvritet oficeri i katërt i policisë që iu përgjigj trazirave në Kapitol

schedule14:54 - 4 Gusht, 2021

schedule 14:54 - 4 Gusht, 2021

Është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Virxhinia, agjenti i policisë Gunther Paul Hashida. Ai ishte pjesë e departamentit të policisë së Uashingtonit. Në 6 janar ai ndodhej në Capitol Hill, duke u përballur me sulmin e mbështetësve të Trump ndaj kongresit.

Në 5 gusht do të kishte mbushur 44 vjeç, 18 nga të cilat i kaloi në shërbim të policisë. Ai vrau veten dy ditë pas audicionit të komisionit hetimor për ngjarjet e 6 janarit.

Në 10 korrik një agjent tjetër policie u vetëvra: 26 vjeçari Kyle DeFreytag. Dhe ai ishte pjesë e ekipit të emergjencës në shkallët e parlamentit përballë mijëra protestuesish. Aktualisht janë katër agjentët e policisë që kanë vrarë vetën dhe të gjithë ishin veteranë me të paktën 15 vite në shërbim. Të gjithë të pranishëm në sulmin ndaj kongresit amerikan.

Pjesa më e madhe e agjentëve nuk e kanë kaluar ende traumën e asaj dite, e cila u ngarkua dhe nga kritikat për një performancë të dobët të forcave të rendit. Por ende po hetohet për të zbuluar se çfarë nuk funksionoi në radhët e policisë atë ditë, ku humbën jetën dhe protestues.

Gjithashtu pritet të përcaktohen nivelet e përgjegjësisë: ato organizative dhe politike. Në kongresin amerikan janë  të shumtë ata që presin që komisioni hetimor të marrë në pyetje Donald Trump, Rudy Giuliani dhe të gjithë ata që nxitën revoltën.

Sipas New York Times, numri i policëve që u plagosën në sulmin e 16 janarit ishte 138, pa marrë parasysh shumë të tjerë që u përballën me çrregullime të stresit post-traumatik ose komplikime të tjera të shëndetit mendor.

Katër oficerë të zbatimit të ligjit dëshmuan javën e kaluar në lidhje me shqetësimin e tyre dhe në disa raste, me përvojat vdekjeprurëse që iu përgjigjën trazirave.

“Ajo ngjarje vazhdon të jetë një traumë për ne çdo ditë, qoftë për shkak të lëndimeve tona fizike/ emocionale ose të dyjave,” tha rreshteri i Policisë së Kapitolit Aquilino Gonell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!