Vetëvritet në qeli 28-vjeçari shqiptar në Itali

schedule16:53 - 20 Shtator, 2022

schedule 16:53 - 20 Shtator, 2022

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë veten gjatë natës në burgun e Forlit. Kështu bëri të ditur garanti rajonal i të arrestuarve, Roberto Cavalieri.

I riu ishte dërguar në qeli pasditen e djeshme pas vendimit të Gjykatës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 2 vitesh.

Kjo është vetëvrasja e shtatë në burgun e në Emilia-Romagna për vitin 2022, shkruan Ansa.

“Përballë tragjedive si këto, vëren Cavalieri, ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje, vazhdon ai, duhet të kontribuojnë në luftimin e dukurive vetëvrasëse.”/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!