Vetëvritet në moshën 36-vjeçare vajza e miliarderit të njohur

schedule08:38 - 14 Gusht, 2020

schedule 08:38 - 14 Gusht, 2020

Ka ndërruar jetë vajza e bashkëpronarit të skuadrës së futbollit amerikan New York Giants, Steve Tisch.

Hilary Tisch i dha fund jetës, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndeti mendor.

36-vjeçarja ishte stiliste bizhuterish dhe gjithashtu kishte një organizatë jofitimprurëse me të cilën siguronte ndihmë mjekësore falas për njerëzit në nevojë.

Babai i saj Steve Tisch tha në një deklaratë se e bija vuante nga depresioni.

“Hilary ishte një person i dashur dhe i mrekullueshëm. Nëna motrat dhe vëllezërit e saj janë të tronditur nga humbja e saj. Ajo la boshllëk në zemrat tona. Hilary luftoi me sa mundi kundër sëmundjes së depresionit. Familja jonë është zemërthyer dhe po mban zi për humbjen tragjike. Kërkojnë privatësi në këtë kohë të vështirë”, thuhej në deklaratën e familjes./abcnews.al