Vetëvritet ministri i dorëhequr i qeverisë së Uellsit

schedule18:13 - 7 Nëntor, 2017

schedule 18:13 - 7 Nëntor, 2017

Ish-ministri i qeverisë së Uellsit, Karl Serxhenti, është vetëvrarë në banesën e tij. Shkaku që detyroi atë të ndërmerrte masën ekstreme, duket se lidhet me skandalin e ngacmimeve seksuale që ka përfshirë shumë politikanë në Mbretërinë e Bashkuar. 49-vjeçari akuzohej nga disa femra për një sërë incidentesh. I pezulluar nga partia Laburiste, Serxhent kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si ministër disa ditë më parë. Politikani laburist, 49 vjeç, menjëherë pas akuzave për ngacmime seksuale theksoi se dëshironte një hetim të pavarur për t’i lejuar të mbrohej dhe të tregonte pafajsinë. Pas lajmit të vetëvrasjes, lideri kombëtar u Laburistëve, Xheremi Korbin tha se ndihet i shokuar nga ngjarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!