Një punonjës i Gardës së Republikës është vetëvrarë me armën e shërbimit. 47-vjeçari është gjetur i pajetë brenda mjetit qe kishte parkuar në garazhin e banesës së tij në rrugën Mihal Grameno.
Gentian Lelçaj, punonjësi i gardës së republikës sipas burimeve nga grupi hetimit prej disa kohësh konsumonte alkol dhe ka qenë ne gjendje jo të mirë psikologjike. Për pasojë dyshohet se ka qenë dhe në proces divorci. Sipas edhe deklaratave të familjarëve 47-vjeçari kishte disa kohë që kishte shfaqur këto probleme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al


