Një 76-vjeçar në Durrës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:20 në fshatin Katund Sukth ndërsa dyshohet se i moshuari Gj.N., është vetëvrarë me armë gjahu
Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/