Vetëvrasja e vajzës në Berat, gjykata lë në burg 16-vjeçarin

schedule12:10 - 9 Maj, 2019

schedule 12:10 - 9 Maj, 2019

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 16 vjeçarin, i cili u arrestua pas vetëvrasjes së një vajze adoleshente në Berat. Ai akuzohet se kërcënoi me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme Adela Çaçin, e cila i dha fund jetës pak ditë më parë, duke u vetëhelmuar me pesticide.

16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje prej 2 vitesh, e kishte kërcënuar vajzën se do t’i publikonte video private të sajat. Ai kërkonte 1 mijë lekë të reja, në të kundërt do te publikonte mesazhet.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura në Vlorë, qytet ku ndodhet një nga pesë qendrat e paraburgimit për të miturit.

Adoleshentja ishte banuese në fshatin Duhanas, kurse shkollën e bënte ne gjimnazin e Beratit, ku ishte edhe 16 vjeçari i arrestuar./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!