Avdi Bushi, vëllai i Bedrie Lokës që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, bën fajtor bashkëshortin e saj, i cili u arrestua sot nga policia. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se motra e tij ka kaluar një martesë të vështirë gjatë 23 viteve dhe se bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ka qenë edhe në burgje.
“Mos ma rëndoni me rrjete sociale dhe TikTok. Motrën e vrau burri. I lutem shtetit që të zbardhë çështjen. Do t’ju ushqej ju nëse nuk më zbardhet çështja e motrës. 23 vjet martesë, 23 minuta të bardhë me atë burrë nuk i ka parë. Ai ka qenë vetëm burgjeve, që në Dibër, Francë dhe Zvicër. I kam nipat dhe mbesat brenda. Me 1 Shtator erdha për të parë nënën, më përqafoi edhe më tha nuk i kam punët mirë me Xhemalin. I thashë kur ke qenë e rregullt ti me atë burrë. Nuk ka parë ditë të bardhë.”, theksoi ai.
Xhemal Loka u arrestua pasi, pas hetimeve të kryera nga policia, rezultoi se e dhunonte psikologjikisht bashkëshorten. Ai gjithashtu dyshohet se e ka kërcënuar se do ta vriste me thikë në sy të njërit prej fëmijëve.