Simpatizantë të Vetëvendosjes kanë nisur festën në qytete të ndryshme në Kosovë.
Në qytetin e Gjilanit disa qytetarë, të cilët kanë dalë në rrugë po festojnë me tupanë dhe valle popullore.
Sipas të gjitha exitpolleve VV është fituese e këtyre zgjedhjeve. Zyrtarisht vetë VV ende nuk ka reaguar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë zyrtare bëri me dije se në votime kanë marrë pjesë 46.9% e qytetarëve.

