Vetëvendosja në Shqipëri? Zaimi: Të interesuar për çështje të përbashkëta

schedule20:03 - 6 Shkurt, 2019

schedule 20:03 - 6 Shkurt, 2019

“Nuk e kemi diskutuar në organet vendimmarrëse këtë çështje. Politika nuk është e qëndrueshme, por jemi të interesuar për bashkëpunim me studentë, biznese por dhe me subjekte politke për interesa të përbashkëta bazuar në program e çështje me interesa të përbashkëta”. Është kjo përgjigjia që dha aktivisti i Vetëvendosjes Arbër Zaimi kur u pyet për deklaratat e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cila tha se ka terren për shtrirje të Vetëvendosjes në Shqipëri.

“Kurti tha që protesta e studentëve është organizimi më autentik që ka organizuar Shqipëria, nëse është për t’u mbështetur dhe ftesa që disa studentë i bënë zotit Kurti, mori përgjigje me ardhjen e Kurtit këtu”.

Sipas Zaimit protesta të tilla organizohen kur ka papunësi të të rinjve, pabarazi të skajshme dhe emigrim.

“Terren ka për protesta të tilla dhe e merr përgjigjen te rezultatet e qeverisë, që prin për papunësi rinore, pabarazi e skajshme dhe emigrim. Sigurisht që terreni për protesta është i madh. Në një terren të tillë ku për të rinjtë duket e errët e ardhmja protetata janë diçka e natyrshme. Nëse nuk është oranizimi ato mund të humbasim edhe në Evropë protestat vijnë paketë me pakënaqësitë”. /abcnews.al