Vetëvendosja: Kanë folur edhe politikanë të huaj, Rama pse hesht për grushtin e shtetit në Kosovë?

schedule23:01 - 29 Mars, 2020

schedule 23:01 - 29 Mars, 2020

Kreu  i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se kryeministri Rama e ka për detyrë të flasë “për grushtin e shtetit në Kosovë.”

Në postimin e tij, Abazi shkruan se kanë folur politikanë e diplomatë nga vende të tjera , si Gjermania e Franca, deri dhe Amerika, “ndërkohë që Rama hesht”.

“Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”, pyet Abazaj.

Postimi i plotë:

“KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë. Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht. Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!