Eridon Maçolli, avokat pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, për të komentuar ngjarjen e rëndë të një dite më parë në Komisariatin e Kavajës, ku dyshohet se 31 vjeçari Ilvi Meta ka varur venet me lidhësen e bluzës.
Ai tha se gjatë ditës së sotme Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monoitoruar Komisariatin e Kavajës, por shtoi se nuk mund të bëmnte publike gjetjet, pasi më parë ato duhen analizuar nga ekspertët.
Ndërkohë Maçolli tha se duke ju referuar nenit 5 të Konventës Ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut, shteti mban përgjegjësi për atë çfarë ndodh brenda qelisë, pasi siç e privon qytetarin nga e drejta e lirisë, po ashtu dihet të kujdeset për integritetin dhe jetën e tij brenda dhomës së izolimit.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Ju keni monitoruar gjithë ngjarjen e ndodhur me 31-vjeçarin Ilvi Meta, i cili dyshohet s eka varur veten në Komisariatin e Kavajës?
Maçolli: Komiteti Shqiptar i Helsinkit monitoron situata të ndryshme në të xcilat shtetasit shqiptar përfshihen. Ne ushtruam një mision monitorimi pranë Komisariatit të Kavajës, nuk mund të ndajmë me ju gjetjet konkrete, pasi duhet të gjykohen nga ekspertiza e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, më pas gjetjet do të ndahen me opinionin publik.
Xhokaxhi: Kjo do të thotë se ka gjetje?
Maçolli: Gjetje ka. Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën monitorimin e shtetasve që ju privohet liria e ka mision. Për çdo konkudim do të kemi dhe qëndrim publike.
Xhokaxhi: Ngrihen dyshime të forta se këto vetëvrasje që ndodhin në qeli janë vrasje, jo vetëvrasje, sa qëndron si hipotezë?
Maçolli: Për të folur objektivisht në ato që deklarojmë një gjë që bie në sy për ne në vijimësi është se kohët e fundit është rritur numri i rasteve ku qytetarë të ndryshëm kanë humbur jetën në dhomat e sigurisë. Duke ju referuar përcaktimeve ligjore, sipas nenit 5 të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, gjithçka që i ndodh një personi që është vendisur në izolim është përgjegjësi e shtetit. Pra për çdo humbje jete shteti ka përgjegjësinë e tij. Për të kaluar në një moment të dytë sa i përket momentit të hetimit, krahas hetimit penal, duhet që ngjarja të shikohet në kuadër më të gjerë, duhet analizuar i gjithë sistemi i sigurisë, parametrat e sigurisë, mënyra se si liritë dhe të drejtat e njeriut respektohen. Ne kemi monitoruar disa ngjarje ndër vite. Montoruam ngjarjen e Korçës në 2018-n ku një i ri humbi jetën në Korçë.
Xhokaxhi: Në atë rast i riu kishte shenja dhune të dukshme!
Maçolli: Padiskutim. Në kuadër të punës ne kemi paralajmëruar dhe rastin e Kamzës. Kemi vënë alarmin për kushtet teknike të këtij komisariati, një javë pasi ne ngritëm alarmin ndodhi një ngjarje fatkeqe. Kemi ndjekur dhe rastin e 2020 ku një person me probleme mendore vrau veten në burgun 313.
Xhokaxhi: Si është e mundur që këta njerëz kryejnë vetëvrasjen, kur dihet se atyre nuk u lihet asnjë lloj mjeti për të dëmtuar veten apo mund të dëmtojnë të tjerët?
Maçolli: Unë e theksova prej dfillimi për një shtetas që vendoset në izolim përgjegjësia se çfarë i ndodh atij është përgjegjësi e shtetit.
Xhokaxhi: Me këtë që ju thoni për këtë që ju thoni qoftë vrasje qoftë vetëvrasje shteti është përgjegjës?
Maçolli: Shteti është përgjegjës për integritetin dhe jetën e këtyre personave.
/T.H/Abcnews.al/