Helsinki: I ofrojmë avokat falas familjes së 31-vjeçarit për vdekjen djalit të tyre në Komisariatin e Kavajës

schedule19:48 - 5 Maj, 2022

schedule 19:48 - 5 Maj, 2022

Ngjarja e një dite më parë në Komisariatin e Kavajës, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se u vetëvar me lidhësen e bluzës, tronditi opinionin publik.

Për të komentuar mbi këtë ngjarje në një lidhje me Skype me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ishte avokati pranë Këshillit Shqiptar të Helsinkit, Eridon Maçolli.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi lidhur me pretendimet e babait të viktimës Ilvi Meta, Agim Metës, se as ai dhe as familjarët e tij nuk janë lejuar të marrin shpjegimi ligjore, Meçolli tha se ligjërisht familjarët duhet të marrin informacion të plotë.

Ndërkohë Maçolli tha se ka dëgjuar në media që familja ka kërkuar një avokat për të ndjekur ngjarjen por që tu sigurohet nga shteti pasi nuk kanë mundësi financiare, duke shtuar se Komiteti Shqiptar i Helsinkit do t’i japë familjes Meta të gjithë asistencën e nevojshme juridike falas.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: I ati i viktimës ka deklaruar ditën e sotme se as ai e as familjarët nuk janë lejuar të marrin asnjë lloj shpjegimi, është ligjore kjo?

Maçolli: Unë nuk mund të komentoj mbi pretendimet e familjarëve, por si ligj familjarët kanë të drejtë të marrin informacion të plotë. Por gjithashtu në media është bërë një kërkesë publike ku familjarët kanë kërkuar një avokat, do të ishte konflikt interesi që të vendos një avokat nga shteti. Komiteti i Helsinkit do u gjendet pranë të gjithë personave që kanë probleme ligjore.

Xhokaxhi: Pra Komiteti i Helsinkit ofron avokatin pa pagesë, dhe gjithë asistencën juridike. Si ndiqen këto raste?

Maçolli: Këto raste duhen trajtuar si fenomen dhe jo si raste sporadike. Sistemi i dhomave të sigurisë se si funksionin Policia e Shtetit për të izoluar qytetarët apo sistemi i burgjeve kërkon një analizë shumë të thellë për të arritur në rekomandime konkrete.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!