Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Peqin, ku një i burgosur është vetëvrarë në qelinë e burgut.
Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në burgun e Peqinit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i burgosuri që i dha fund jetës këtë të enjte në burgun e Peqinit është Gjergj Selimi, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, nga të cilat kishte kryer 18 vite dënim. /abcnews.al