EMRI/ Vetëvaret në burgun e Peqinit një i dënuar

schedule14:38 - 2 Mars, 2020

schedule 14:38 - 2 Mars, 2020

Një 40-vjeçar është vetëvarur në burgun e Peqinit. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se Fatmir Veliu, 40 vjeç është vetëvarur në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Mësohet se 40-vjeçari është dërguar në spital pa shenja jete. Sipas policisë viktima ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!