Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veterani 99-vjeçar i luftës hap spitalin fushor në Britani

schedule20:13 - 21 Prill, 2020

schedule 20:13 - 21 Prill, 2020

Tom Moore, 99-vjeçari britanik, veteran i luftës që mblodhi mbi 27 milion paund për  koronavirusin ka hapur një spital të ri fushor në Yorkshire.

Një ceremoni virtuale u mbajt për hapjen e objektit prej 500 shtretërish në Qendrën e Harrogate Convention, i pari nga shtatë spitalet fushorë të ndërtuar jashtë një qyteti.

Kapiteni Tom, siç njihet u shfaq përmes lidhjes video gjatë hapjes së spitalit këtë të martë.

Duke folur më herët, ai i tha BBC: “Për mua që të hap një spital të ri në Harrogate është e jashtëzakonshme. Të gjithë njerëzit në atë zonë kanë bërë aq mirë për të prodhuar një spital të ri në një kohë kaq të shkurtër.”

Ai feston ditëlindjen e tij të 100-të në 30 Prill. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!