Veteranët shqiptarë marrin pjesë në kampionatin ballkanik të atletikës në Rumani

schedule16:44 - 15 Shtator, 2019

schedule 16:44 - 15 Shtator, 2019

Veteranët e atletikës do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik që zhvillohet në Rumani. Do të jenë pesë sportistë që do të synojnë të marrin medalje, siç kanë bërë edhe më parë.

Sporti shqiptar ka një disiplinë që thuajse gjithnjë i jep medalje.

Kjo është atletika, në kategorinë e veteranëve, e cila do të synojë të nderojë sërish veten dhe shtetin në turneun e ardhshëm, kampionatin ballkanik.

Do të jenë 5 veteranë që do të marrin pjesë në Ballkaniadën që zhvillohet në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, nga data 19 deri në 22 shtator.

Këta janë Nexhat Xhemalçe në moshën mbi 80 vjeç, në garat e 5 000 metrave dhe gjysmë maratonës.

Gilman Drishti e Dahamir Cali në 5 000 metra e gjysmë maratonë.

Po ashtu, Ilir Karanxha në garën e 1 500 metrave dhe Rudin Bektashi në 110 metra me pengesa dhe kërcim së gjati.

Thuajse të gjithë atletët veteranë kanë fituar medalje në të kaluarën dhe synojna të bëjnë sërish një gjë të tillë.

Shpresa është që vitin e ardhshëm kampionatin ballkanik i veteranëve në atletikë të zhvillohet në Shqipëri, pasi vendi ynë ka vendosur kandidaturën.

Pistat e mundshme, nëse kandidatura pranohet, janë ato të Elbasanit dhe të Shkodrës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!