Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Gjykata lë në burg të dashurin e vajzës, lirohet i ati dhe kunata

schedule10:58 - 17 Shkurt, 2026

schedule 10:58 - 17 Shkurt, 2026

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tre personave për ngjarjen ku u plagos një 18-vjeçare me armë zjarri në Sauk.

Në burg u la i dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjutës, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Vladimir Gjutës, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.



Vladimir Gjuta është urdhëruar të paraqitet çdo të hënë, në orën 10:30, pranë shërbimeve të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjithashtu, është vlerësuar i ligjshëm arrestimi në flagrancë i M. R., e dyshuar për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndaj saj, e identifikuar si Mirvete Gjuta, është caktuar masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ajo duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji, në orën 10:00, pranë policisë gjyqësore të Prokurorisë në Tiranë.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të Mirvete Gjutës, nëse ndaj saj nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!