Po pastronte armën e shërbimit, punonjësi i Gardës qëllon veten në këmbë dhe dorë

schedule18:51 - 24 Maj, 2024

schedule 18:51 - 24 Maj, 2024

TIRANË- Një 28-vjeçar, punonjës në Gardën e Republikës është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, i riu dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Paraprakisht dyshohet si i riu ka qenë duke pastruar armën dhe gabimisht i është shkrepur. Plumbi i shkrepur e ka kapur në dorë dhe në këmbë.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!