Vetëm për një këngë, Eranda Libohova zbulon sakrificat e vështira në Lumin e Shalës (VIDEO)

schedule17:47 - 27 Korrik, 2020

schedule 17:47 - 27 Korrik, 2020

Rreth një javë më parë, këngëtarja e njohur Eranda Libohova ka lançuar videoklipin e saj më të ri me titull “Ego”.

Kënga e punuar nga Gent Myftaraj dhe me tekst të Pandi Laços u prit shumë mirë nga fansat, të cilët nuk nguruan ta komplimentonin Erandën.

Mirëpo, duke se gjatë xhirimeve jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi Libohovës i është dashur të bëjë disa sakrifica, të cilat i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Dita e pare e xhirimeve…. I hyme lumit ne kembe per me shume se 1 ore e 30 min, derisa erdhi “varka e shpetimit” per te mbërritur ne destinacion. U lodha… u ç’lodha… por ama kenaqesine e mora
“EGO”, shkruan Eranda krahas videos ku shihet në prapaskenat e klipit bashkë me stafin./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDHO_K0H1B1/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!