Vetëm për çiftet, facebook prezanton një aplikacion të ri

schedule13:45 - 8 Prill, 2020

schedule 13:45 - 8 Prill, 2020

Facebook prezantoi së fundmi një apliacion të ri, të quajtur Tuned, i cili u lejon çifteve të bisedojnë, të shkëmbejnë foto, muzikë etj.

Aplikacioni, i cili për momentin është i disponueshëm vetëm në App Store në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, u krijua nga një ekip i vogël brenda kompanisë, i quajtur New Product Experimentation (NPE). Ekipi ka për qëllim të krijojë platfoma sociale nga e para.

NPE e përshkroi aplikacionin si një “hapësirë private ku ti dhe gjysma jote mund të ndiheni vetvetja”.

Aplikacioni Tuned padyshim ka mbërritur në kohën e duhur pasi shumë çifte e gjejnë veten të mbyllur brenda shtëpisë për shkak të vetë-izolimit si pasojë e Covid-19, megjithatë siç ndodh zakonisht me të gjitha aplikacionet eksperimentale, Tuned do të duhet të testohet fillimisht.

Tuned aktualisht renditet me numrin 872 në Shtetet e Bashkuara dhe 550 në Kanada në kategorinë e rrjeteve sociale, tha Sensor Tower./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!