Këngëtarja Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë më datën 16 të këtij muaji. Ajo dhe Jakub u bekuan me një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue (Qiell i Kaltër).
Afërdita nuk ka nguruar dhe ka postuar portretin e të porsalindur, duke e ndarë me të gjithë.
Prej atij momenti, ajo ndan vazhdimisht çaste të ëmbla me vogëlushin. Sot Afërdita ka treguar edhe shëtitjen e parë të Sky, të cilin e ka çuar në vendin e saj të preferuar, “Starbucks”.
“Sigurisht që do ta sillja në Starbucks fillimisht”, ka shkruar Dreshaj me humor krahas videos ku Jakub shfaqet duke shtyrë karrocën e të voglit./abcnews.al