Vetëm një kompani për identifikimin në zgjedhje, Pelinku: Po verifikohet nëse plotëson kriteret

schedule15:37 - 6 Janar, 2021

schedule 15:37 - 6 Janar, 2021

Nga Esiona Konomi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ftoi 6 kompani për të marrë pjesë në tenderin 17 milionë eurosh që do të blejë pajisjet për të identifikuar në formë elektronike votesit në 25 prill. Por në mbyllje të afatit, ka aplikuar vetëm SmartMatic.

“Mjafton dhe një operator dhe procedura është e vlefshme sipas ligjit të prokurimit publik”.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku nuk ka ndonjë shpjegim përse në garë mori pjesë vetëm kjo kompani me qendër në Angli. “Nuk e di”, thotë ajo. 

Megjithkëtë, nuk është ende e sigurt nëse Smartmatic do të jetë fituese e tenderit.

“Nëse kjo kompani do të plotësojë kriteret dhe do të kualifikohet do të ecet më tutje me negocimin e marrëveshjes. Besoj brenda një jave”.

Pelinku ju tha gazetarëve se nëse nuk kualifikohet kjo kompani, atëherë nuk ka më kohë për ta hapur tenderin nga e para, dhe idenfitikimi elektronik dështon. Por numri dy i KQZ-ja ka referenca të mira për SMARTMATIC.

“Rezulton të jetë një kompani me përvojë në vende të tjera”, shprehet Pelinku.

Kompania ka punuar në vitit 2019 me Partinë Socialiste, të cilës i solli pajisje për të zhvilluar votim elektronik në zgjedhjet e brendshme partiake.

“Për sa më takon, është një kompani private dhe nuk ka pse të paragjykohet për këtë çështje”, thekson ajo.

U dërgua nga PD në KQZ pikërisht për të garantuar identifikimin biometrik, por Pelinku thotë se nuk ka biseduar me demokratët mbi këtë kompani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!