Trajneri i kampionëve të Botës, Didier Deschamps sapo ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur për tre ndeshjet e radhës të këtij muaji, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Franca sfidon Ukrainën (24 Mars), Kazakistanin (28 Mars) dhe Bosnjen (31 Mars), teksa edhe këtë herë në pjesën më të madhe të listës trajneri i qëndron besnik lojtarëve me të cilët u shpall kampionë bote më shumë se dy vite më parë.
As këtë herë nuk erdhi një thirrje për Theo Hernandez, që po shkëlqen vazhdimisht me Milanin, por duket se jo aq sa për të bindur trajnerin ta thirri në kombëtare. I vetmi francez i Serie A në këtë grumbullim është Adrien Rabiot.
LISTA E FRANCËS PËR TRE NDESHJET E ARDHSHME:
Portierë: Maignan, Lloris, Areola, Mandanda.
Mbrojtës: Digne, Dubois, L.Hernandez, Kimpembe, Lenglet, F.Mendy, Pavard, Varane, Zouma.
Mesfushorë: Kante, Ndombele, Pogba, Rabiot, Sissoko.
Sulmues: Ben Yedder, Coman, Dembele, Giroud, Griezmann, Lemar, Martial, Mbappe. /abcnews.al