Vetëm një hap larg, Kim Kardashian e gatshme të divorcohet nga Kanye West

schedule14:11 - 21 Shtator, 2020

schedule 14:11 - 21 Shtator, 2020

Kim Kardashian është e gatshme që të divorcohet nga reperi amerikan, Kanye West.

Çifti i njohur thuhet se është duke kaluar në probleme të shumta muajve të fundit, përfshirë edhe sjelljet e çuditshme të reperit.

Një burim për Page Six ka treguar se martesës së tyre i ka ardhur fundi, pasi raporti ka arritur limitet.

“Planit për divorc i ka ardhur koha, ajo ka qenë duke pritur për episodin e tij të fundit”, është shprehur ai.

Të martuar që nga viti 2012, çifti kanë së bashku katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kanye thuhet se është duke vuajtur nga çrregullimi bipolar, pasi edhe në një postim të fundit në rrjetin social Twitter ka ‘shokuar’ fansat.

Ai i dërgonte mesazh vajzës së tij, teksa e njoftonte se është duke shkuar në luftë dhe mund të vritet, postim të cilin më pas e ka fshirë. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!