“Dua në grup Juventusin dhe të përballem me Cristiano Ronaldon”. Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Ferencvaros në Hungari, u gëzua shumë pas shortit, pasi skuadra e tij ra në grup jo vetëm me bardhezinjtë, por edhe me Barcelonën.
Uzuni iu krijua mundësia të luante edhe kundër Lionel Messit, por fillimisht Covid-19 dhe tani Barcelona nuk e lejuan diçka të tillë. Sulmuesi u infektua dhe e humbi përballjen e parë me katalanasit në Spanjë, por nesër pritet të jetë në fushën e blertë.
The squad for #FerencvarosBarça! pic.twitter.com/qw9UjSCB1z
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 1, 2020
Gjithsesi nuk do të ketë duel me Lionel Messin, pasi Barcelona e ka lënë pushim yllin argjentinas. Katalanasit kanë publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Ferencvaros dhe sulmuesi nuk do të jetë. Uzuni sigurisht do të jetë sërish i motivuar, pas golit që i shënoi Juventusit.
Ndoshta një festë tjetër si Ronaldo mund të përsëritet dhe beratasi do bëjë maksimumin ta dërgojë topin në rrjetë edhe kundër Barcelonës së madhe. Do ishte perfekte për lojtarin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al