“Vetëm në Shqipëri ndoshta s’është penallti”, Vata-Pregja debat në “Pressing”

schedule00:16 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 00:16 - 11 Dhjetor, 2020

Superiorja ka luajtur një ditë më parë ndeshjet e javës së shtatë, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe rastet e diskutueshme. Puna e bërë nga arbitrat futet në “lupën” e specialistit të gjykimit, Bujar Pregja, pjesë e emisionit “Pressing” në ABC.

“Kemi një rast te Bylisi-Kukësi, në rast se topi shkon në dorë direkt është penallti. Mendoj se më parë topi ka prekur këmbën dhe më pas shkon në dorë. Nuk kemi të bëjmë me penallti. Pamjet nuk janë shumë të qarta”, shprehet Pregja, i cili kundërshtohet nga Rudi Vata.

 

“Topi nuk është lejuar të shkojë drejt portës. Në Shqipëri ndoshta nuk është”, tha shkodrani, i cili më pas mori një përgjigje nga specialisti i gjykimit. “Nuk e di si e keni ju në Skoci, rregullat e FIFA-këto janë”, shtoi Pregja.

“Rasti tjetër është kur portieri i Kukësit pengon sulmuesin e Bylisit dhe kemi të bëjmë me penallti. Le të ndalemi edhe te penalltia që mori Kukësi. Ndërhyrja është jashtë zone fillimisht. Ka edhe një ndërhyrje brenda zonës, që është dënuar”, u shpreh specialisti i gjykimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!