Bayern Munich mund të humbasë një nga lojtarët “flamur”. Thomas Muller, sipas asaj që është raportuar në mediat gjermane, ka bërë një kërkesë në klub që të largohet që në muajin janar. 30-vjeçari kërkon të luajë, por trajneri Niko Kovac ka preferenca të tjera. Në këto kushte ai po sheh të nisë një tjetër aventurë.
Një klub që ia ka hapur dyert direkt gjermanit është Ajaxi. Marco Overmars, i cili është një nga zyrtarët e lartë të klubit holandez, ka dhënë një deklaratë për Sportbuzzer dhe tani gjithçka është në dorë të Muller.
Sigurisht duhet gjetur marrëveshja me Bayern, pasi ai është nën kontratë deri në verën e vitit 2021. “Për mua, Thomas Muller ka ADN-në e Bayern-it. Ai thjesht mund të më telefonojë mua. Është gjithmonë i mirëpritur tek Ajaxi”, ka deklaruar Overmars. /abcnews.al