“Vetëm me grurë dhe fara”, artisti shqiptar krijon portretin e Biden

schedule15:11 - 19 Janar, 2021

schedule 15:11 - 19 Janar, 2021

Disa orë para ceremonisë së inaugurimit, një artist nga Kosova ka krijuar portretin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duke përdorur kokrra gruri dhe fara. Sipas Euronews, Alkent Pozhegu përdori për realizimin e veprës së tij plot 120 kilogramë grurë, misër, fasule, fara luledielli dhe oriz.

“Shpresoj që me kalimin e kohës të bëj diçka shumë më të madhe sepse Biden, e meriton vërtet. Ai ka qenë një kontribues i madh në ndërtimin e  shtetit të Republikës së Kosovës,”–është shprehur artisti.

Pozhegu punoi për ditë të tëra në qendrën kulturore të Gjakovës për të përgatitur portretin me përmasa 3 x 2.5 metra. Biden është mjaft i njohur në Kosovë, emri i një rrugë pranë kampit ushtarak të Bondsteel mban emrin e djalit të tij të ndjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!