Vetëm me energji diellore, Game Boy është loja e parë pa bateri

schedule12:50 - 14 Shtator, 2020

schedule 12:50 - 14 Shtator, 2020

Game Boy është loja e ngjashme me ato të viteve ’90 dhe ju lejon të luani tetris, shah dhe shumë të tjera.

Kjo lojë pa bateri është shpikja më e re e mundësuar nga energjia diellore. Ndërkohë pritet të prezantohet në konferencën ”UbiComp 2020” nga studiuesit amerikanë nga Universiteti i Northëesternit së bashku me kolegët holandezë nga Universiteti i Teknologjisë ”Delft”.

”Kjo është pajisja e parë interaktive pa bateri që përdor energjinë nga veprimet e përdoruesve”, thotë Josiah Hester nga Universiteti i Northëesternit.

”Loja do të bëhet realitet dhe ne kemi bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim duke eliminuar baterinë. Me platformën tonë ne duam të demonstrojmë se është i mundur një sistem i qëndrueshëm lojërash që i bën përdoruesit ta shijojnë atë”, shton Przemyslaë Pawelczak i ”Delft”-it. l.k/abcnews.al