Vetëm me 4 orë ujë në ditë, Siçilia përballet me krizën më të keqe në histori

schedule12:53 - 31 Korrik, 2024

schedule 12:53 - 31 Korrik, 2024

Mungesa e ujit ka alarmuar jo vetëm Mesdheun, por edhe Europën. Në dekadat e ardhshme, Mesdheu në veçanti do të përballet me temperatura edhe më të larta, më pak reshje dhe rritje të vazhdueshme të nivelit të detit, sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Ekosistemet dhe shoqëritë njerëzore janë aq të cenueshme sa OKB e quajti rajonin një “pikë të nxehtë të ndryshimeve klimatike”.

Një nga parashikimet më tronditëse të ekspertëve ka të bëjë me Siçilinë, një e treta e së cilës pritet të kthehet në shkretëtirë deri në vitin 2030. Vetëm 150 mm shi ra në gjysmën e dytë të 2023, me 40% të reshjeve në 20 vitet e fundit.

Megjithatë, banorët e Siçilisë janë mësuar me periudha të gjata thatësire dhe kanë mësuar ta menaxhojnë shumë mirë problemin e mungesës së ujit në mënyrë që të kalojë pa u vënë re nga turistët që vizitojnë ishullin. Të paktën kështu ishte deri tani. Sepse moti po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe thatësirat mund të jenë më të gjata në të ardhmen e afërt dhe më të shpeshta.

Në Agrigento, në Siçilinë Jugore, pishinat e hoteleve janë plot dhe shatërvanët në parkun e famshëm arkeologjik të qytetit funksionojnë pa ndalur. Sipas raportit të Associated Press, banorët kanë mbijetuar për dekada duke ruajtur sa më shumë ujë në rezervuarë, ndërsa përdorin ujësjellës për ta furnizuar atë.

Autoritetet lokale kanë kufizuar ujin për pothuajse një milion banorë, duke u lejuar atyre akses në vetëm dy deri në katër orë në javë për sezonin e verës. Të premten, cisterna e parë e marinës italiane mbërriti në ishull për të furnizuar 12 milionë litra ujë për banorët më të prekur.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Bordeve të Ujit Bujqësor, në muajin mars, disa rezervuarë të destinuar për ujë të pijshëm funksiononin vetëm me 10% të kapacitetit të tyre. Ekspertët paralajmërojnë se ky vit mund të jetë kriza e tretë më e keqe e ujit e regjistruar ndonjëherë në historinë siciliane.

“Askush nuk mund ta trajtoje më mirë mungesën e ujit se njerëzit e Siçilisë jugore“, tha Salvatore Cocina, kreu i agjencisë lokale të mbrojtjes civile, i cili ka marrë përsipër detyrën e vështirë të koordinimit të menaxhimit të ujit të mbetur në ishull. Shumica e banorëve kanë cisterna me një kapacitet prej të paktën një mijë litra ujë, ndërsa depozita të mëdha plastike janë të vendosura në çatitë e qyteteve, në kopshte dhe në bodrume.

Është gjithashtu e vetmja çezmë publike e mbetur e hapur në qytet, ku shumë banorë të Agrigentos kalojnë pranë rrugës për në shtëpi për të mbushur shishet e tyre.

2024 ishte viti më i keq për sa i përket reshjeve në më shumë se 20 vjet, sipas shërbimit rajonal të mbrojtjes civile.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!