“Vetëm maja e ajsbergut”, Artan Hoxha: Ne shkojmë te Ndrangheta e ofrohemi t’ua lajmë paratë

schedule12:38 - 25 Janar, 2021

schedule 12:38 - 25 Janar, 2021

Vendi ndodhet aktualisht në pjesën më të nxehtë të fushatës elektorale, derisa të vijnë zgjedhjet do të shohim akoma më shumë. Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha në ABC, duke iu referuar përgjimeve të antimafias në të cilat përmendet edhe emri i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi, gazetari u shpreh se deri më tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut.

Lexo edhe: Përgjimet e Ndragheta-s, Balla: Eurodeputeti i përfshirë mik i vjetër i Lulëzim Bashës

“Ne mediat po e monitorojmë, ndërkombëtarët po monitorojnë, situata, buxheti, deri tani kemi parë vetëm majën e  ajsbergit. Deri për zgjedhje do shohim më shumë. Po kanalizohet edhe çështja e përgjimeve.”

Sa i përket çështjes së lejeve të ndërtimit dhe larjes së parave, Hoxha shpjegon: “Si fillim ka sekserë, ndodhen para çdo ministrie, bashkie që ka lekë. Që të shkosh tek këta, nuk arrin dot pa një sekser. Duhet të jetë sekseri që t’i dëgjohet fjala. Ajo që ne shohim, është që nuk ka asgjë ndryshe me korrupsionin që bëhet për ditë. Të gjithë, në bisedat e tyre tregojnë atë që ne e dimë, çfarë ndodh në Shqipëri.”

Ndërsa, duke folur për akuzat që palët si PD, Meta, Veliaj hedhin ndaj njëri-tjetrit rreth çështjeve të tilla, Hoxha thotë se të gjithë kanë qenë në dijeni të të gjithave.

“Industria kryesore ku pastrohen paratë e krimit të organizuar është ndërtimi.  Këto para kur pastrohen, shumëfishohen dhe gjenerohet krim, blihen gjyqtarët…Zyrtarët tanë akuzojnë njëri-tjetrin. Kanë qenë në dijeni të të gjithave. Balla e di kë ka mik Basha, Veliaj e di që është Meta. Këta të gjitha i dinë, por kur plas ndonjë shashkë mundohen ta sfumojnë.”

Sa i përket aktivitetit të Ndraghetas në Shqipëri, gazetari u shpreh se kjo është një organizatë e përhapur thuajse në të gjithë botën. Ai theksoi se mund të jenë vetë shqiptarët që shkojnë tek Ndragheta për “ndihmë”

“Ndragheta është një organizatë e përhapur në të gjithë botën, nga Alaska deri në Australi. Një organizatë thuajse me shtrirje globale. Problemi që kanë ata, ku do t’i pastrojnë ato para….Këta mund të jenë të papërfillshëm por na tregojnë si funksionon skema.Kulla që ngrihen brenda 2-3 muajsh…Nuk po na bie ne në qafë Ndragheta, jemi në që shkojmë atje e u themi na i sillni këto para se i marrim ne përsipër t’i pastrojmë.  Sot janë ngritur në nivele biznesi.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!