Bayern Munchen arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Werder Bremen, ku të besuarit e Flick triumfuan me rezultatin 1-3. Përveç tre pikëve të siguruara, Robert Lewandowski arriti dhe një rekord tjetër falë golit që realizoi.
Kështu sulmuesi polak bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Bundesligas, me 268 gola në 345 ndeshje. 32-vjeçari barazoi në renditje Klaus Ficher, i cili e ka arritur këtë kuotë golash në 535 ndeshje.
Më mirë se bomberi i bavarezëve ka bërë vetëm legjenda Gerd Muller. Gjermani është ndalur në 365 gola në 427 ndeshje, një shifër shumë e lartë. Megjithatë, Leva mund të arrijë këtë rekord nëse luan me Bayernin dhe për disa vite, pasi po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij. /abcnews.al