Vrasja e Nikulajt, pajtohen familjet. Përgjegjës Edmond Haxhiaj, do përballet vetëm me ligjin

schedule11:15 - 2 Maj, 2023

schedule 11:15 - 2 Maj, 2023

Disa ditë pas ekzekutimit të biznesmenit, Ardian Nikulaj, familja e Edmond Haxhisë, porositësit të kësaj vrasje ka dërguar një përfaqësi të tyre në familjen Nikulaj, për t’i konfirmuar se nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ishin në dijeni për atë çfarë thuhej për të afërmin e tyre.

Nikulajt kanë pranuar përfaqësinë e tyre dhe janë shprehur se nuk do të kërkojnë hakmarrje ndaj fisit të tyre dhe i vetmi që do duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore është Edmondi.

Në këtë mënyrë u kanë dhënë atyre mundësinë për të mos qëndruar të ngujuar dhe për të vijuar jetën normalisht.

Që në momentin Edmond Haxhia u konfirmua se porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, fisi Haxhia në respekt të traditës u ngujuan.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figurin raporton se familjarët e Edmond Haxhisë në asnjë moment ata nuk kanë pranuar se kanë pasur dijeni për këtë ngjarje dhe këtë e kanë marrë vesh vetëm në momentin që emri i Edmond Haxhisë doli nga policia.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!