Nga Ahmet Zani
Rabie Zela kjo pas tërmetit të 2019 jeton në këtë kontenier.
Është lodhur së foluri dhe kërkuar përmes mediave që qeveria përmes programit të rindërtimit ti garantojë një banesë të re të sigurt.
“Kam folur shumë herë në televizor”, ka thënë ajo.
Ka përfituar bonus qira po nuk ka lëvizur nga fshati se ka bagëtitë.
“Na kanë dhënë qiranë por unë kam bagëtinë dhe s’kam ky të shkoj, Nuk shkoj larg kam shtëpinë time”, shprehet ajo.
Ndërsa fqinja e saj Fllanza Masha nene tre vajzave te mitura i kërkon kryeminsitrit që të mbajë fjalën. Është e ndarë nga vjehërri që është pronari I banesës. Thekson se ende nuk po merr asnjë informacion nëse do të ketë një banesë të re për familjen e saj.
“S’di çdo behët për shtëpinë. S’kam lënë vend pa shkuar në Krujë. Qeverisë i lutem për tre gocat mjafton të më bëjnë shtëpi dy dhoma dy dhoma për gocat. Burrin e kam emigrant. S’përfitoj asgjë se ka një tjetër pronar shtëpie. E bonusin e qirasë ma kanë hequr se përfiton vetëm një pjesëtar i zoti i shtëpisë. Të gjithë i kam takuar vetëm Edi Ramën nuk e kam takuar, ta gjej dhe atë se e ka premtuar”, ka thënë Masha.
Shtëpitë për banorët e Mazhës po ndërtohen në Bubq dhe Fllanza është e gatshme për hir të një jetesë më të mirë për fëmijët të braktisë dhe fshatin ku ka lindur./abcnews.al