Vetëm disa ditë nga rikthimi në pistë, Marquez pëson aksident të frikshëm

schedule10:36 - 1 Maj, 2021

schedule 10:36 - 1 Maj, 2021

Marc Marquez duket se po ndiqet ende nga fati i keq. Ditën e sotme në pistën e Jerez në Spanjë po zhvillohen testet e lira para provave zyrtare dhe Marquez ka zbritur në pistë bashkë me pjesën tjetër të pilotëve.

Gjatë një xhiroje të shpejtë Marquez e ka çuar motorin e tij në limite dhe ka pësuar një aksident të frikshëm, që vjen vetëm disa ditë nga rikthimi në një garë zyrtare të Moto GP.

Pamjet e motorit tregojnë forcën e madhe të përplasjes, teksa lajmi i mirë është se Marquez është ngritur dhe ka shkuar me këmbët e tij në bokse. Mbetet të shihet gjendja e 8 herë kampionit të botës, teksa të gjithë janë të shqetësuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!