Vetëm 8 raste të reja me Covid në Kosovë, humb jetën një person

schedule15:07 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 15:07 - 14 Dhjetor, 2021

Vetëm 8 raste të reja dhe një viktimë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid në Kosovë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se nga 1.742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 16 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.914 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 314 pacientë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!