Vetëm 4 muaj në detyrë, jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës

schedule19:47 - 22 Maj, 2020

schedule 19:47 - 22 Maj, 2020

Kreu i Kadastrës së Vlorës Bilbil Aliaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Aliaj u emërua në detyrë në 4 shkurt të këtij viti dhe e mbajti detyrën për rreth 4 muaj, shkruan abcnews.al.

Arsyet e dorëheqjen ende nuk janë bërë me dije. Aliaj mori përsipër të drejtojë Kadastrën pas 3 dorëheqjesh të mëparshme të krerëve të këtij institucioni brenda pak muajve.

Vlora është një ndër zonat më të nxehta sa i takon çështjes së pronave, dhe duket se Kadastra ende nuk ka gjetur qetësi, pasi është përfshirë nga një valë dorëheqjesh. /abcnews.al